QMK apel qytetarëve për kujdes pas 16 zjarreve të regjistruara
Gazetare: Ilirida Sulejmani
Zjarret në hapësira të hapura vazhdojnë të mbajnë në terren ekipet e zjarrfikësve. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 zjarre në mbarë vendin. 9 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, 4 janë vënë nën kontroll, ndërsa 3 janë shuar plotësisht.
Në Strugë zjarri ka përfshirë zonën mes fshatrave Burinec, Lokov, Sellcë dhe Elevc, ndërsa në Makedonski Brod vazhdojnë të digjen sipërfaqe pyjore në afërsi të Belicës dhe në fshatin Bençe. Zjarre aktive raportohen edhe në Kërçovë, Tetovë, Zhelinë, Gostivar dhe Dollnen, ku flakët kanë përfshirë kryesisht pyje me drunj të ulët, vegjetacion dhe mbeturina.
Ndërkohë, nën kontroll janë vënë 4 vatra zjarri, në Tajmishtë të Kërçovës, Kopanicë të Sarajit, deponinë e qytetit të Dellçevës dhe në zonën e Brezës në komunën e Çuçer-Sandevës.
Gjatë ditës ekipet kanë arritur të shuajnë 3 vatra zjarri, në Sitnik të Novo Sellës, pranë Varrezave të Reja në Prilep dhe pranë Varrezave të Qytetit në Krushevë.
“Të dashur qytetarë, njësoj si të gjithë qytetarët maqedonas, tregoni përgjegjësi të lartë dhe ndërgjegje, duke pasur kujdes që të mos shkaktoni zjarre. Prandaj ju lutem, bëni thirrje ndaj të papërgjeshmive që të kenë kujdes, ndërsa nëse keni informacione, denonconi personat keqdashës që çdo ditë shkaktojnë zjarre në të gjithë territorin e shtetit.” –Stojançe Angellov, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se pavarësisht se një pjesë e vatrave janë lokalizuar dhe disa janë shuar, situata ende nuk është e sigurt plotësisht. /Alsat.mk








