QMK: Është kërkuar mbështetje nga ajri për zjarrin në Vizbeg, shqyrtohet edhe evakuimi i banorëve

QMK: Është kërkuar mbështetje nga ajri për zjarrin në Vizbeg, shqyrtohet edhe evakuimi i banorëve

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) thonë se me kërkesë të kryetarit të komunës së Shuto Orizares është kërkuar mbështetje nga ajri për të shuar zjarrin që ka shpërthyer në deponinë e egër mes Shutkës dhe Vizbegut.

Nga QMK thonë se zjarri po përhapet në afërsi të zonave të banimit dhe se nëse shihet e nevojshme, do të bëhet edhe evakuimi i banorëve.

“Në rajonin e Vizbegut, në Komunën e Shuto Orizares, pranë deponisë ilegale, ka shpërthyer një zjarr i cili po përhapet dhe paraqet rrezik për zgjerim drejt sipërfaqeve përreth. Ekziston rrezik pasi që afër ndodhen shtëpi banimi.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, është kërkuar mbështetje ajrore për përballimin e zjarrit.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) menjëherë e ka procesuar kërkesën në drejtim të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), me qëllim të behët një ndërhyrjeje më e shpejtë dhe më efikase në terren. Kryetarit të Shuto Orizarit i është rekomanduar që, nëse vlerësohet e nevojshme, të ndërmarrë masa për evakuimin e banorëve të asaj zone”, thonë nga QMK.

Nga QMK njoftojnë se aktualisht, në terren po intervenojnë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

LEXO EDHE:

Back to top button