Qosja nderohet nga dy kryeministrat shqiptarë, u kërkon unitet

Rexhep Qosja ka ditëlindjen, mbush 85 vjet jetë.

Këtë datë deshën ta shënojnë kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti. Akademikut iu dha kordoni kuqezi dhe Ylli i Medaljes.

Kryeministri i Shqipërisë i mveshi akademikut edhe epitete të mëdha.

“Intelektuali të angazhuar dhe patrioti të palëkundur, një zotni burrë”, e cilësi ai.

Veç lëvdata pati edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që tha se Qosja i ka bërë bashkë gjuhën e historinë për kombin shqiptar.

Akademiku që ndodhej mes dy kryeministrave, kërkon që të jenë sa më të lidhur me njëri-tjetrin.

Me njerëz që kanë marrë rrugën e shkencës, Rama u takua edhe më tej gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Tash me studentë të Universitetit të Prishtinës.

Këtyre dhe të rinjve tjerë nga Kosova u premton lehtësime nëse duan të studiojnë në Shqipëri.

Pati momente kur Rama e relaksoi situatën, sidomos kur teshtiu ambasadori Qemal Minxhozi.

Studentët e pyetën edhe për tema të mëdha, si politika e jashtme, veriun e Kosovës, por edhe për vizat. Rama tha se Kosova ka kryer detyrat e shtëpisë dhe meriton liberalizim, që t’i lehtësohet jeta kësaj kategorie.

Nga studentët mori edhe lëvdata për veshjen me të cilën shpesh bëhet lajm në media.

Diskutimi me të rinjtë e Fakultetit Filozofik i pëlqeu, andaj premtoi se do t’i takojë prapë.

LEXO EDHE:

Back to top button