“Quo Vadis, Aida?”, në listën e filmave të preferuar për vitin 2021 nga ish-presidenti Obama

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka publikuar listën e filmave të preferuar të tij për vitin 2021, ku ndër disa filma ka renditur edhe filmin “Quo Vadis, Aida”, film që rrëfen për gjenocidin që paramilitarët serbë kryen në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

Në këtë film luan edhe aktori shqiptar nga Prishtina, Alban Ukaj.

 

“Quo Vadis, Aida?” i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmila Zhbaniq, ka qenë i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë.

Filmi është i bazuar në një ngjarje të vërtetë të një përkthyeseje ndërkombëtare, e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aida është një përkthyese për OKB-në në qytetin e vogël të Srebrenicës. Kur ushtria serbe merr qytetin, familja e saj është në mesin e mijëra qytetarëve që kërkojnë strehim në kampin e OKB-së. Si njohëse e negociatave, Aida ka akses në informacione thelbësore që ajo duhet të interpretojë

LEXO EDHE:

Back to top button