Kacarska: Vështirë të ketë nismë nga Franca para zgjedhjeve të atjeshme
Simonida Kacarska, nga Instituti për Politika Evropiane, nuk pret që në periudhën e ardhshme, para zgjedhjeve presidenciale në Francë, të ketë një iniciativë më serioze për hapjen e negociatave për anëtarësim me vendin. E pyetur sonte në emisionin “360 Gradë” të Alsat për pritshmëritë nga presidenca franceze, ajo tha:
“Franca ka zgjedhje presidenciale përpara saj. Në këtë situatë, nuk besoj se ka vend për një angazhim më të madh përpara zgjedhjeve presidenciale. Mendoj se për këtë arsye samiti i paralajmëruar nga presidenti Makron është planifikuar për në fund të presidencës, pra diku në qershor. Gjithmonë ekziston mundësia për befasi, por mendoj se angazhimi, nëse ndodh, do të ishte në fund të presidencës”, tha Kacarska.








