Neçev: Data nuk është sfida e vetme, fillimi i negociatave mund të jetë fillimi i vuajtjeve

Caktimi i datës për negociata me BE-në nuk është sfida e vetme me të cilën do të përballemi, por e rëndësishme është vetë korniza e negociatave, tha Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci në emisionin “360 Gradë” në Alsat. Sipas tij, korniza e negociatave mund të kthehet në telashe të reja për vendin tonë.

“Nuk duhet të shpejtojmë drejtë asaj – a do të fillojnë negociatat. Është shumë e rëndësishme çfarë do përmbajë korniza  e negociatave, edhe nëse ka interes politik për fillimin e negociatave. Nëse kompromisi që duhet të bëjmë me Bullgarinë shkon deri aty sa të shkaktojë zhgënjim dhe mosbesim të plotë nga ana e qytetarëve maqedonas, atëherë vetë fillimi i negociatave do të jetë fillimi i vuajtjeve dhe dëshpërim gjithnjë e më i madh dhe refuzim nga qytetarët maqedonas ndaj BE-së dhe procesit të zgjerimit”, thotë Neçev.

LEXO EDHE:

Back to top button