Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, theksoi se edhe pse pushteti lokal nuk ka kompetencë për të drejta në fushën e shëndetësisë, është detyrë e kryetarit të komunës që të kërkojë bashkëpunim dhe të aplikojë me projekte. “Struga meriton institucione shëndetësore me standarde moderne dhe se një qeverisje lokale e përgjegjshme mund të bëjë shumë më tepër për ta bërë këtë realitet theksoi Qyra pas vizitës në institucionet shëndetësore në Strugë.
“Pas dy nëntorit bëjmë një lidhje mes pushtetit lokal dhe atij qendror të cilët janë të domosdoshme për të bërë më të mirën për spitalet edhe pse kompetencat më të mëdha i ka Ministria e Shëndetësisë por besoj që edhe kryetari i ardhshëm edhe komuna ka një përgjegjësi për të bërë aplikime, për të bërë projekte, për të aplikuar te ministria dhe për të bërë pak presion te ministri që të realizohen projektet të cilat janë më se të nevojshme pasi sot e pamë edhe me ministrin, i pamë spitalet të cilat janë për të ardhur keq…”, deklaroi Mendi Qyra – Kandidat i pavarur për kryetar të Strugës. /Alsat.mk








