Qytetarët e Moskës prej sot mund të paraqiten për vaksinim kundër Covid-19

Qytetarët e Moskës prej sot do të mund të paraqiten për vaksinim kundër Covid-19, ndërsa pikat për imunizim do të hapen nesër, deklaroi prefekti i kryeqytetit rus, Sergey Sobyanin.

Ai theksoi se punonjësit e shëndetësisë, arsimit si dhe punonjësit socialë do të jenë të parët që do të vaksinohen. Sobyanin pohoi se lista do të zgjerohet në javët e ardhshme, pasi të sigurohen më shumë vaksina.

I pari i Moskës tha se pikat e vaksinimit do të pajisen me frigoriferë mjekësorë, ndërsa stafi mjekësorë tashmë i është nënshtruar një trajnimit të veçantë.

“Para së gjithash, duhet të sigurojmë vaksinë për qytetarëve që i përkasin grupeve më të rrezikuara”, tha kryetari i Moskës.

Sobyanin shtoi se presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar të nis vaksinim masiv kundër koronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button