Qytetarët: Funksionarët nuk i meritojnë pagat që i marrin, nuk meritojnë asgjë

Qytetarët: Funksionarët nuk i meritojnë pagat që i marrin, nuk meritojnë asgjë

Gazetare: Melihate Rustemi

Qytetarët shprehen të indinjuar pas vendimit të gjykatës kushtetuese që i mundëson ministrave, deputetëve e zyrtarëve të tjerë te rrisin pagat e tyre. Ata nuk meritojnë as pagat që i marrin, thonë qytetarët e anketuar. Sipas tyre, vendimi i gjykatës është poshtërues për qytetarët e shumtë të cilët nuk po arrijnë të sigurojnë as kafshatën e gojën.

“Në këtë kohë të krizës të thellë kur njeriu i rëndomtë është i dëshpëruar dhe mezi mbijeton, kjo që ndodhë është pafytyrësi dhe e papranueshme… Vazhdimisht dëgjojmë për njerëz të uritur dhe të dëshpëruar, i takojmë për çdo ditë dhe përnjëherë del lajmi, nëse është i vërtetë, është absurd, i pakuptueshëm, përfundimisht i çuditshëm”.

“Kush janë ata, nuk janë të privilegjuar, nëse flasim drejt ata marrin shumë rrogë. Kush janë ata? Ata janë përfaqësues të popullit, ata duhet të marrin një rrogë mesatare, ata duhet të punojnë të zgjidhin problemet e këtij populli të vuajtur, jo të zgjidhin problemet e veta, të familjarëve të vet, ti ngritin rrogat qysh të duan ata…. Besoj që rrogat e atyre duhet me mbeten njëjtë dhe rrogat e popullit të rriten, që të kenë një standard, të mund të mbushin një qese me ushqime, të mund të hanë një drekë ose mëngjes në shtëpi”.

“Jo, aspak. Ata nuk janë duke punuar, asgjë hiç, vetëm neve po na i marrin. Në Ohis kam punuar në fabrikën kimike, 16 rroga tashmë 10 vjet më kanë borxh, pasi fabrika falimentoi. Si me u ngrit rrogat atyre, pensionet kanë mbet askund, tash na i ngritën 8.4 %, prej politikës s’ka asgjë. Kur gjyqi është i korruptuar me ministrat çka kërkon prej atyre”.

“Mos e kanë shumë? Ajo është shumë, neve pensionistëve sa na i ngritën?.

“Aspak rrogë më të madhe, vetëm më të ulët, sikurse një punëtor që merr 18 mijë denarë, edhe ata aq duhet të marrin”.

“Ata nuk duhet të marrin asgjë. Ata kanë pagë 1 mijë ose 2 mijë euro dhe akoma të marrin, si nuk turpërohen, këtë nuk mund ta kuptoj, si nuk turpërohen”.

“Nuk meritojnë asgjë. Ata janë njerëz po ne çfarë jemi me 9 mijë denarë pension ndërsa ata me rrogë mbi 1 mijë euro, Çka mendojnë ata? Çfarë shteti është ky, a ekziston ndonjë shtet me kushte të këtilla siç bëjnë te ne. Duhet gjithë populli të mblidhet dhe ta ndaloj këtë ligj”.

LEXO EDHE:

Back to top button