Qytetarët kanë filluar përgatitjet për festën e Bajramit

Qytetarët kanë filluar përgatitjet për festën e Bajramit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Derisa pothuajse i gjithë kryeqyteti është i boshatisur për shkak të Festës së Pashkëve, tregu i Bitpazarit duket sikur në një ditë të zakonshme pune…

Qytetarët kanë filluar të bëjnë përgatitjet për festën e Bajramit, shumica e tyre, prioritet për ditën e sotme i kanë dhënë blerjes së rrobave për fëmijët. Ankohen për çmime shumë të larta.
“Mirë, po shtrenjt, dolëm të blejmë diçka për nipërit dhe mbesat, por se kap hesapi hiç”.

-A I keni bërë përgatitjet e tjera, ushqim…?

“Jo, jo sot kemi dal vetëm për tesha”.

“Jo disa punë tjera kam dal mi kry, por zakonisht të gjithë njerëzit që dalin tash në këtë kohë, dalin të përgatiten për bajram”.

Ndërsa shitësit me mendime të ndara. Ata që shesin produktet që lidhen me festën e bajramit janë të kënaqur, të tjerët thonë se nuk ka ndryshim nga ditët e tjera.

“Prej që kam hyrë këto muaj në punë, ka punë….00:24 Për bajram është më ndryshe se jashtë bajramit”.

“Ka shitje nga pak, por nuk është si vitet tjera, ka nga pak. Njerëzit nuk kanë të holla, këtu është pak puna, kush nuk dëshiron të blejë diçka, por nuk është sikur vitet e kaluara”.

Në pjesën e tregut të gjelbër nuk ka ndonjë dallim, shitësit dhe blerësit thonë se blihen gjërat e përditshme.

“Thuajse njëjtë, si çdo ditë që është… Çmimet janë tash pak më të larta por, do të blejë më pak. LLogari nuk ka, kundrejt çmimit që është rritur, llogari nuk kemi, por tash ta çojmë sikur çdo vjet”.
“Si zakonisht…”.

A jeni përgatit për bajram?

“Të përgatitur gjithmonë ne, meqë agjërojmë edhe bajrami po vjen…”.

Por pjesa e tregut që nuk ka lidhje me festën e bajramit është pothuajse bosh, shitësit presin muajt e verës për të shitur produktet e tyre.

“Momentalisht njëherë jo, e shihni pazarin se nuk ka njerëz momentalisht… Është puna se edhe mas pari ne kemi punë pas muajit të pestë, për bajram njëherë për njëherë nuk ka njerëz”.

Pas një fundjave të zgjatur, shumica e punëtorëve rikthehen në punë për disa ditë, ndërsa I pret edhe një tjetër fundjavë e zgjatur për festën e Fitër Bajramit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button