24-vjetori masakrës së Poklekut, krerët shtetëror të Kosovës: Holokaust i vërtetë

24-vjetori masakrës së Poklekut, krerët shtetëror të Kosovës: Holokaust i vërtetë

Krerët shtetërore në Kosovë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në fshatin Poklek. Në vendin ku 24 vjet më parë janë vrarë më shumë se 50 persona, ata kanë thënë se në këtë vend ka ngjarë “holokaust” i vërtetë dhe se është dëshmi e gjallë e gjenocidit të Serbisë mbi popullatën civile shqiptare. Presidentja, kryeministri e kryeparlamentari kanë vizituar edhe shtëpinë e familjes Muçolli, ku janë vrarë, masakruar dhe djegur trupat e grave e fëmijëve. Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se sot është prej ditëve më të trishta të përkujtimit të viktimave të luftës në Kosovë. Ajo ka thënë se masakra e Poklekut dhe ajo e Çikatovës së Vjetërj janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për viktimat.

“Këtu në Poklek ka ngjarë një holokaust i vërtetë. Siç edhe e dini, diku 54 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani dhe të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, në fakt shumica e tyre fëmijë fillimisht janë ekzektuar pastaj janë djegur dy herë në mënyrë që të eliminohen gjurmët e këtij krimi të llahtarshëm të forcave serbe në Kosovë. Kjo është një ndër dëshmitë më të fuqishme se regjimi serb kishte për qëllim shfarosjen e popullit tonë dhe kishte për qëllim që asnjë shqiptarë të mos mbetet në tokën e Kosovës. Po ashtu edhe kjo masakër, ashtu si edhe ajo në Çikatovë të vjetër dëshmojnë egërsinë e këtij regjimi. Dhe njëkohësisht janë edhe dëshmi e dhimbshme se si akoma nuk ka drejtësi për të gjitha këto viktima të popullit tonë”, deklaroi Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button