Sudani në prag të luftës civile

Sudani në prag të luftës civile

Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë. Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum. Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij. Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur. Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale. /Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button