Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve, parashtrojnë ankesa nëpër institucionet përkatëse

Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve, parashtrojnë ankesa nëpër institucionet përkatëse

Gazetar: Adnan Qaili

Rritje e çmimeve ka bërë që qindra qytetarë të parashtrojnë ankesa nëpër institucione të ndryshme. Atyre që nuk iu përgjigjen organet kompetente iu drejtohen edhe organizatave joqeveritare. Mbi 150 ankesa janë dorëzuar vetëm në Shoqatën për mbrojte të konsumatorëve lidhur me çmimet e larta të produkteve ushqimore dhe pijeve, prej kur se u hoqën çmimet e garantuara. Tatjana Tasevska, tha se këto ankesa procedohen në organet përkatëse, por kritikon ashpër institucionet përse nuk i vazhduan masat për ngrirje të çmimeve deri në plotfuqishmërinë e Ligjit për parandalimin e tregtisë jo korrekte.

“Gjashtë muaj pas miratimit të ligjit duhet të harmonizohen predispozitat për tu zbatuar plotësisht se nuk dihet sa do të jetë e gatshme Komisioni për parandalim dhe mbrojte nga konkurrenca ta kontrolloj atë. Duke pasur parasysh që jemi në vitin zgjedhor, Qeveria është dashur që deri në vjeshtë ose në fund të vitit ti lërë në fuqi Vendimet për çmime të garantuara. Tek në fillim të vitit tjetër të rregullohen çmimet e tregut të lirë dhe tregtarët vet të përshtatën në zinxhirin ekonomik, të cilët i kanë shtrenjtuar çmimet enorme”, deklaroi Tatjana Tasevska, Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve.

Zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, tha se propozim ligji për praktika jo korrekte tregtare do ta zgjidh problemin me rritjen eventuale të çmimeve. Ai iu bëri thirrje deputetëve që ta votojnë ligjin në fjalë, për shkak se sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet në mënyrë institucionale problemi me rritjen eventuale të çmimeve. Bytyqi tha se Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga konkurrenca nuk ka shqyrtuar akoma parashtresën e tij, të cilën e ka dërguar prej 6 muaj ku janë detektuar tregtarë që kanë organizuar rritje të çmimeve.

“Inspektorati shtetëror i tregut çdo ditë është në terren, dhe në momentin e parë kur të marrim raportin se cilat produkte kanë rritje të çmimeve, do ta publikojmë nëse tregtarët e kanë bërë në mënyrë të organizuar. Në Komisionin për parandalim dhe mbrojte nga konkurrenca ka një parashtresë dhe tani kanë përbërje të re që pritet ta përshpejtojnë punën dhe të na dalin në ndihmë nëse ka paraqitje negative të tregtarëve siç është organizimi i rritjes së çmimeve, të njëjtën menjëherë ta ndalin”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Me shfuqizimin e çmimeve të garantuara, nga 1 marsi u vërejtën rritje të disa çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve. Po ashtu nuk vazhdojnë më të vlejnë edhe dy vendimet për ulje të tarifave doganore me 10% për produktet bujqësore të importuara nga jashtë, e cila do të ndikoj drejtpërdrejtë në ngritjen e çmimeve me pakicë nëpër markete të fruta perimeve në tregje. Nga Inspektorati shtetëror i tregut thanë se ka pasur shkelje, por do të presim derisa të përfundojnë inspektimet në tërësi, që në mënyrë intensive po zhvillohen këto ditë. Megjithëse, si institucion nuk kanë autoritet të ndikojë në formimin e çmimit të tregut, i cili është vullnet i tregtarëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button