BE do të nis investimin në industrinë ushtarake – A do të përfshihet edhe RMV në këtë strategji?

BE do të nis investimin në industrinë ushtarake – A do të përfshihet edhe RMV në këtë strategji?

Gazetar: Lluka Andreev

Bashkimi Evropian do të fillojë të investojë në industrinë ushtarake. Brukseli ka miratuar strategji të re të mbrojtjes për të stimuluar kompanitë që prodhojnë armë, shkruan Alsat.

Komisioneri evropian Zhosep Borrell e arsyetoi masën e re me pushtimin rus të Ukrainës kurse vendi do të përfshihet gjithashtu në këtë Strategji.

“Paratë janë të kota në luftë. Kapacitetet financiare duhet të shndërrohen në kapacitete industriale në mënyrë që të ofroni burime. Gjithçka që rrit aftësitë tona mbrojtëse është gjithashtu e dobishme për Ukrainën”, tha Zhosep Borrell – komisioner evropian.

Për atë nëse dhe si Mqedonia e Veriut do të përfshihet në Strategjinë e re të Unionit, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u përgjigj se ka vetëm një fabrikë municioni në vend.

Megjithatë, siç shtoi, për të gjitha kompanitë që dëshirojnë të prodhojnë armë, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi si dhe Drejtoria për Prodhim të Dedikuar janë duke përgatitur një lloj subvencionimi.

“Investimet në industrinë e mbrojtjes janë shumë sfiduese dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje për kompanitë vendase që duan të investojnë në këtë segment vërtet të rëndësishëm për mbrojtjen e vendit dhe NATO-s”, u shpreh Sllavjanka Petrovska – Ministre e mbrojtjes.

Sipas Petrovskës, mbrojtja nuk duhet të befasohet.

“Ne nuk shohim ndonjë sfidë apo kërcënim serioz të sigurisë në këtë kohë”, theksoi Sllavjanka Petrovska – Ministre e mbrojtjes.

Komisioni Evropian theksoi se 1.5 miliardë euro janë ndarë nga buxheti i BE-së në periudhën nga viti 2025 deri në 2027 për të siguruar që prodhimet e mbrojtjes të jenë në dispozicion në kohë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button