Qytetarët në hall me mushkonjat, paralajmërohet spërkatje e jashtëzakonshme


Pas reagimeve të shumta të qytetarëve, qyteti i Shkupit ka vendosur që të martën apo më së voni të mërkurën të bëjë spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga pickimi i tyre, që edhe i detyron ti drejtohen farmacive për të kërkuar shpëtim përmes sprejeve apo kremrave për mbrojte nga infektimi. Banorët e kryeqytetit dyshojnë në cilësinë e përbërjes kimike që përdoret për spërkatjen kundër mushkonjave.

“Epo ka, duhet të këtë më shumë kujdes shteti për këtë gjë. Duhet të paktën një herë në javë të spërkasin që të largohen mushkonjat. Mbrëmë s’di çfarë të ju them, shumë ka pasur, kemi ndezur letra, kemi ndezur lecka që të largohen. Por asgjë s’ka bërë punë. Vendosin më shumë ujë edhe spërkatja s’ka efekt. Më parë kur spërkasnin vinte erë për disa ditë madje një muaj, tani s’vjen asnjë aromë, spërkasin me ujë. Madje i ushqejnë.”

“ Ou, po ka shumë. Ka jashtëzakonisht shumë. Ja fëmijët ecin edhe gjatë gjithë kohës kanë kruarje për shkak të pickimeve. S’kemi çfarë të bëjmë, lyhemi me ndonjë ilaç, por asgjë nuk ndihmon. Nuk e di unë a spërkasin, nëse është ashtu atëherë këto çfarë janë ndonjë gjë laboratorike?

“Ka mushkonja, këtë vit jashtëzakonisht shumë. 02:43 Aq shumë ka së nuk mund të ulesh rehat jashtë në oborr.”

“Dëgjoj çdo të dytën javë spërkasin avionët, këtu në Radishan. Megjithatë, përsëri ka.

“Nuk ka qetësi prej tyre. Thonë se spërkasin, por nuk ka lidhje ajo. Nuk i sheh, por vetëm kur sheh pickimet nëpër trup. Nuk kemi si të mbrohemi prej tyre.”

 “Ka shumë mushkonja. Ka shumë këtë vit.
“Shumë. Çfarë të spërkasim, nuk ndihmon asgjë.”

Nga Qyteti i Shkupit informuan se është sjellë vendim që të bëhet spërkatje e jashtëzakonshme, pasi siç thuhet në kumtesë lagështira e theksuar në bimësi ka kontribuar në një riprodhim më të madh të mushkonjave. Këtë vit nga Qyteti i Shkupit thonë se janë bërë 4 dezinfektime ajrore dhe 4 tokësore në zonën e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave dhe kundër larvave të mushkonjave. Ata thonë se lënda që përdoret është ndër më cilësoret.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button