Qytetarët sfidojnë policinë para Kuvendit, protesta shoqërohet me incidente

Në Tiranë qytetarët u mblodhën para Kuvendit, ku zhvillohet seanca e fundit plenare. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë brohoritur vazhdimisht sloganin “Nuk na përfaqësoni!”, ndërsa aktivistët janë shprehur se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim. Protesta është shoqëruar edhe me tensione. Disa qytetarë kanë zgjedhur një formë simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre, duke u paraqitur me kuti të mbushura me vezë, të cilat i kanë cilësuar si “armatosjen” e tyre përballë politikës. Vezët janë hedhur në drejtim të godinës së Kuvendit dhe forcave të Policisë së Shtetit, duke shkaktuar përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.

Disa prej demonstruesve kanë tentuar të çajnë perimetrin e sigurisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i ndaluar me ujë dhe gaz lotësjellës. Protesta në Tiranë ka çuar në përplasje të forta edhe brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e opozitës dhe mazhorancës kanë shkëmbyer akuza për mënyrën e menaxhimit të tubimit dhe për përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

LEXO EDHE:

Back to top button