Qytetarët shprehen skeptikë për zbatimin e ligjeve të miratuara

Qytetarët shprehen skeptikë për zbatimin e ligjeve të miratuara

Gazetar: Mefail Ismaili

Qytetarët nuk u besojnë ligjeve të cilat miratohen në Kuvend, sidomos këtyre të fundit për menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike. Qytetarët thonë se çdo ligj që politikanët vendosin ta miratojnë e bëjnë në interes të tyre dhe jo të qytetarëve.

“Nuk besoj asgjë në këtë, ata ligje i kanë vetëm për vete, i bëjnë ata që janë në Qeveri, në parlament, marrin më shumë para, i rregullojnë jetët e tyre, për njerëzit, për popullin këtu në Maqedoni askush nuk beson…”, tha një qytetar.

“Jo bash, për fat të keq, nuk ka parë deri më tani se diçka drastike është ndryshuar”, u shpreh një qytetare.

“Ligjet që miratohen gjithsesi se kanë përfitime për qytetarët, por problemi është tek zbatimi që nuk zbatohet. Tek ata që i zbatojnë ligjet atje bllokohet diçka andaj shkon vështirë”, shtoi një tjetër qytetare.

“Mendoj se krejt rrena janë, rrena për tua mbyllur sytë njerëzve, politikë. Asgjë hiç nuk ka dobi veç Allahit”, u shpreh një qytetar..

“Nuk ka dobi për qytetarët për shkak se politikanët hyjnë në politikë dhe harrojnë të dalin, pasurohen, dhe sa më shumë pasurohen politikanët aq më shumë varfërohen qytetarët”, deklaroi një tjetër qytetar.
Më të dëshpëruar shprehen të rinjtë.

-Nuk ka, vetëm vjedhin, këtë mund ta them. Ju a keni pasur ndonjë benefit nga ligjet? Po kam pasur. Çka konkretisht? Të iki jashtë shtetit, tha një qytetar.

“Qytetarët nuk mund të përfitojnë sipas meje, vetëm pushteti dhe politikanët kanë përfitime nga ato dhe kjo është për të ardhur keq. Pasi ne jetojmë në perëndim në Zvicër, atje ligjet janë ndryshe, shkon njëherë për qytetarët edhe për shtetin, por përfitojnë të dy, të jenë të kënaqur edhe qytetarët”, shtoi një qytetare.

Për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike, pushteti ka miratuar një sërë masash dhe ligjesh për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset që më lehtë të ballafaqojnë shtrenjtimin e ushqimeve dhe energjisë. Por një pjesë e tyre ose ende nuk kanë hyrë në procedurë parlamentare ose ende nuk kanë marrë dritë të gjelbër nga shtëpia ligjvënëse./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button