Qytetarët të revoltuar me ndryshimin e Kodit Penal

Qytetarët të revoltuar me ndryshimin e Kodit Penal

Gazetar: Jakup Veseli

Qytetarët shprehen të brengosur me nryshimet në Kodin Penal, në të cilin kod parashihet që zyrtarëve shtetërorë t’u përgjysmohen vitet e burgut, si dhe atyre që kan dëmtuar buxhetin shtetëror t’u hiqet dënimi i burgut plotësisht. Ata theksojnë që politikanët më shumë punojnë për vete se sa për të mirën e qytetarëve.

“Ata mos janë tu punu për popull, ani se cka thojnë deklarata punojnë për popull, u djegën për popull, cfarë populli, popullin e kanë lënë në humnerë. Populli nuk di ku shkon, kryje ska, trup pa kryje a ka! Trup pa kryje nuk egziston, tha një qytetar.

https://youtu.be/uVEvqHt-qC0

“Këtë ata e kanë bërë pasi hajdutët nuk duan të shkojnë në burg. Nuk punojnë për qytetarët, punojnë për veten e tyre”

“Sipas meje, te ne penallnitë janë zero, deri sa të hyjmë në Evropë, nuk mundet me u ndryshue asgjë. Nuk ka rend dhe vend, ska kush me i kontrollu duhet më e kontrollu buxhetin ndokush që është sabil, që të mundet me egzistu. Përndryshe ska”, u shpreh një qytetar.

“Qeveria duhet të punojë për qytetarët, pasi qytetarët i zgjedhin politikanët, si përfaqësues të popullit. Duhet të punojnë për popullin”. /alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button