Qytetarët thonë se janë të detyruar të kursejnë ngrohjen edhe kur temperaturat janë tejet të ulëta

Qytetarët thonë se janë të detyruar të kursejnë ngrohjen edhe kur temperaturat janë tejet të ulëta

Gazetare: Ajnur Bafqari

Shumica e qytetarëve gjatë sezonit të dimrit ngrohin vetëm dhomën e ndenjës, ndërsa dhomat e tjera mbeten të ftohta. Nga anketa e realizuar në terren rezulton se shumica e qytetarëve përdorin dru ose rrymë elektrike për ngrohje, por për të kursyer kufizojnë ngrohjen vetëm në një dhomë.

“Ngrohemi me dru, aty ku rrimë e ngrohim…00:25 Çmimet janë katastrofë, këtu është më shtrenjtë se në Evropë. Drutë janë me çmim të njëjtë si në Gjermani..00:39 Ky është kaos, pagat zero, çmimet në tavan”, tha një qytetar.

“Me klimë. Vetëm dhomën e ditës”, u shpreh një qytetar

“Me klimë..Të gjithë sallonin si e kam e ngroh…00:27 Me klimë nuk është shtrenjtë mund të ngrohet mirë, por shtëpia duhet të jetë 100 përqind e izoluar. Nëse nuk është, klima nuk vlen as pesë para”, tha qytetari.

“Jo, jo të gjithë shtëpinë nuk mundemi, askush nuk mund ta përballojë atë, një njëri i ndershëm nuk arrin të ngrohë të gjithë shtëpinë. Vetëm dhomën e ndjenjës”, tha qytetari.

“Ngrohemi me dru. Vetëm dhomën e ndenjës e ngrohim. Dhomat e tjera nuk i ngrohim fare”, u shpreh një qytetar.

“Me peleta. E ngrohim dhomën e ndenjës një dhomë dhe kaq”, tha qytetari.
Sipas të dhënave statistikore, më shumë se gjysma e amvisërive në vend përdorin drurin si burimin kryesorë për ngrohje, energjia elektrike është burimi i dytë, ndërsa sistemet e ngrohjes qendrore, shfrytëzohen nga më pak se 10 për qind të amvisërive.

LEXO EDHE:

Back to top button