Qytetarët: Zaev dështoi në përmbushjen e premtimeve

Gazetar: Melihate Rustemi

“Premtoi shumë gjëra, por asgjë nuk bëri. Tha me i publiku disa bomba po nuk i publikoi, prandaj nuk ka bërë asgjë”.

https://www.youtube.com/watch?v=zH_s6BUGwtE&feature=youtu.be

“Asgjë nuk ka bërë. Tash kur do të shkoni në treg do e shihni se çfarë ka bërë. Përditshmëria ju tregon se çfarë ka bërë, bëni vetëm një llogari në shtëpi dhe do e kuptoni se sa ju ka dhënë. Gënjeshtar”.

“Çka ka premtu kurgjë nuk ka realizu, nuk i dënoi të VMRO-s për 27 prillin, prej atij ska asgjë, shumë mirë që ka dal. Edhe më keq do të bëhet tash. I bëjnë të këqija njëri tjetrit, për popull asgjë nuk interesohen. Ai për shqiptarët premtoi shumë, por nuk realizoi asgjë”.

“Fatkeqësisht, shumë premtoi por nuk i realizoi. E vetmja që bëri ishte ndërrimi i emrit dhe ajo u bë me ndihmën e Bashkimit Evropian. Fatkeqësisht, ai lejoi që në Marrëveshjen e Prespës të vendosen elemente që nuk ishin parshikuar në fillim, që nënkupton fillim të negociatave pastaj ndërrime të emrave të caktuar, ndërrimin e letërnjoftimeve e shumë të tjera”.

“Ç’mund të them. Ka treguar një romantizëm, ka besuar në vetvete shumë, por të tjerët nuk i kanë respektuar qëndrimet e tij. Ka qenë shumë i hapur por ajo nuk i ka dhënë mundësi që ta zhvilloj atë çka ka menduar ai në tërësi dhe ka pas problem politike shteti në përgjithësi. Mendoj se si rezultat i atyre problemeve, Zaevi është viktimizuar. Mendoj se në politikë ka pas edhe pengesa, qoftë nga ana shqiptare, në përgjithësi ka pas obstruksione të mëdha dhe si rezultat i saj pati edhe obstruksione edhe në partinë e tij dhe si i tillë duhej të shkoj”.

“Më mirë mos ta mbaj mend fare, ta harrojë që sot. Dihet për çka, për të gjitha punët jo të mira, nuk ka perspektivë, asgjë nuk ka bërë”.

“Dihet, anëtarësimi në NATO është meritë e tij dhe Marrëveshja e Prespës. Kjo është ana pozitive. Pjesa tjetër po shihet, rënie e ekonomisë, krizë energjetike, kaos në shëndetësi, këto i la, këto janë të këqijat”.

“Do e mbaj mend me Marrëveshjen e Prespës, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në disa segmente tjera, përmirësimi i gjendjes multietnike, bashkëpunimi me shtetet fqinje si Shqipëria, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia. Më e keqja ose thënë më mirë se nuk ja arriti, nuk pati forcë dhe guxim të ballafaqohet me kriminel të caktuar në vend”.

“Zotëri Zaevin do e mbaj mend për të keqe sepse nga ajo që ka premtuar nuk ka realizuar as 50 %. Si e para, pagat që i premtoi prej 500 euro nuk janë askund, e dimë sa është paga mesatare, për varfërinë gjatë udhëheqjes së tij, largimi i të rinjve”. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button