Qyteti holandez Utreht, i pari në mesin e qyteteve më miqësore për biçikletat në botë

Qyteti holandez Utreht, i pari në mesin e qyteteve më miqësore për biçikletat në botë

Qyteti holandez i Utrehtit, i njohur edhe si vendi i biçikletave, renditet i pari në mesin e qyteteve më miqësore për biçikletat në botë. Kompania e sigurimeve digjitale “Luko” publikoi listën e qyteteve më miqësore për biçikletat në botë.

Gjatë përgatitjes së këtij indeksi, u morën parasysh klima, norma e përdorimit të biçikletave, siguria, infrastruktura, mundësitë e ndarjes dhe dhënies me qira si dhe aktivitetet miqësore për biçikletat. Qyteti holandez Utreht u rendit i pari edhe këtë vit në mesin 90 vendeve me 77,84 pikë.

Shtegu i parë i biçikletave në Holandë u hap në vitin 1885 në Utreht. Në këtë qytet çdo ditë mbi 125 mijë persona shkojnë me biçikletë në punë, shkollë, stacionin e trenit dhe në shoping. Biçikleta është pjesë e jetës së përditshme në Holandë, një mjet që përdoret prej moshës 7 e deri në 70-vjeç nga të gjithë. Në këtë shtet me një popullsi prej 17 milionë banorësh, besohet të ketë 23 milionë biçikleta.

LEXO EDHE:

Back to top button