Qyteti i Shkupit e miratoi Buxhetin për vitin 2023

Qyteti i Shkupit e miratoi Buxhetin për vitin 2023

Qyteti i Shkupit ka miratuar buxhetin për vitin 2023. Rreth saj dje kanë debatuar këshilltarët e Qytetit të Shkupit, ndërsa janë dorëzuar një numër i madh amendamentesh nga VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja.

Nga pushteti lokal informojnë se është miratuar një buxhet zhvillimor me komponentë sociale dhe masa për funksionim ekonomik të qytetit.

“Falë Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe konstruktivitetit të të gjitha grupeve të këshilltarëve, qytetarët e Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm 2023 kanë diçka më shumë se shtatë miliardë denarë (7.094.386.000 denarë) për realizimin e projekteve që nënkuptojnë përmbushjen e programit ‘Për një Shkup modern’”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Prej aty theksojnë se në Buxhet janë ndarë mjete të konsiderueshme për subvencione për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve dhe se vazhdojnë programet për subvencionim për qytetarët që ishin aktual edhe këtë vit.

LEXO EDHE:

Back to top button