Qyteti me –50 gradë, kandidat për Lojrat Olimpike 2032

Qyteti finlandez Salla, ka kryer prezantimin, duke krijuar një logo, maskotën dhe përmes një konference për shtyp të kryetarit të Bashkisë ka konfirmuar kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike të vitit 2032.

Ideja është e qartë, ne duam që qyteti i Salla të qëndrojë ashtu si është, me dimrin e ftohtë. Sezoni veror tek ne sa vjen e bëhet më i ngrohtë, ndërsa sezoni dimëror sa vjen e shkurtohet,” ka thënë mes tjerash Erkki Parkkinen.

 

Në qytetin e Salla-s temperatura gjatë dimrit shkon deri në -50 gradë celcius, duke qenë një nga zonat më të ftohta në botë.

Nëse Salla është vendi më i mirë për të mikpritur Lojërat e vitit 2032, do të thotë se temperatura nuk ka reshtur të rritet dhe se klima po ndryshon shumë shpejt”, tha Parkinen.

 

Ai ka treguar edhe një video, ku tregon ndryshimet klimatike në këtë qytet gjatë viteve të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button