Gjermania regjistron 855 viktima nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Gjermani ka tejkaluar shifrën 60 mijë. Sipas një deklarate nga Instituti “Robert Koch”, me 855 viktima gjatë 24 orëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën është rritur në 60.597, ndërsa me 12.908 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 2.264.909. Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 4.178 prej të cilëve 2.300 janë të intubuar. Deri më tani dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 2.091.689 persona ndërsa 756.33 prej tyre dozën e dytë të vaksinës.

LEXO EDHE:

Back to top button