Radev: Bullgaria mbështetësja më e madhe e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Bullgaria është mbështetësja më e madhe e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe posaçërisht e Republikës vëllazërore të Maqedonisë së Veriut, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Radev shtoi se kjo mbështetje do të varet nga përparimi individual dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim nga ana e të gjitha vendeve kandidate.

Radev tha se beson se të gjitha premtimet dhe angazhimet e Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjes bilaterale do të përmbushen me qëllim që të përshpejtohet procesi i integrimit të saj evropian.

”Do të  përpiqemi të zgjidhim të gjitha çështjet e hapura, siç janë garantimi kushtetues për të drejtat e bullgarëve maqedonas, heqja dorë nga fjalori urrejtës dhe përfundimi i proceseve të debullgarizimit”, shtoi ai.

”Do të përpiqemi gjithashtu të ndihmojnë dhe do ta përshpejtojnë procesin në mënyrë që ta hapim derën për negociata për anëtarësim të vendit”, theksoi Radev.

LEXO EDHE:

Back to top button