Radev: Ikja nga vijat e kuqe nxit krizë

Gazetar: Luka Andreev 

Presidenti bullgar Rumen Radev, paralajmëroi kryeministrin Kiril Petkov, që në dialogun me Shkupin t’i përmbahet deklaratës për kushtet e Sofjes. Ai përsëriti qëndrimin e tij: çështjet e hapura politike duhet të zgjidhen përpara se të bien dakord për fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Alsat.

“Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bazohet në parime dhe rezultate të përcaktuara qartë, dhe jo në afate të përcaktuara nga jashtë. “Çdo devijim i qeverisë nga interesi kombëtar bullgar do të shkaktojë një krizë tjetër politike”, tha Rumen Radev – President i Bullgarisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Forumin Ekonomik Delfi, shprehu shpresën se do të ketë zgjidhje dhe se negociatat do të fillojnë gjatë presidencës franceze me BE-në, duke vënë në dukje se ekziston një mënyrë që Sofja të jetë e sigurt për respektimin e të drejtave të bullgarëve në vend.

“Nëse kujtojmë konferencën e fundit për shtyp të Presidentit të Komisionit Evropian në Sofje, korniza negociuese dhe procedurat dhe rregulloret e BE-së kanë për qëllim plotësisht mbrojtjen dhe promovimin e të gjithë qytetarëve në vendet evropiane”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti se partia e tij nuk do të mbështesë zgjidhje që do të ishte në kundërshtim me Rezolutën e miratuar në Kuvend.

“Nëse mendojnë se kjo Qeveri e udhëhequr nga Osmani dhe Kovaçevski, ajo që do të nënshkruajë është punë e kryer, jo nuk është. Por edhe nga ato informata që kam e di se shumë vende anëtare të BE-së kundërshtojnë që marrëveshjet dypalëshe të jenë pjesë e kornizës negociuese”, tha Hristijan Mickoski – Kryetarë i VMRO-DPMNE-së

Megjithatë, Mickoski u shpreh optimist se procesi mund të zhbllokohet në qershor. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button