Radev: Nuk ka nevojë për ndërmjetësues mes Shkupit dhe Sofjes

Presidenti bullgar, Rumen Radev sot në Romë ka komentuar idenë që historianë evropianë t’i bashkëngjiten komisionit maqedono-bullgar për zgjidhje të kontestit mes Shkupit dhe Sofjes, shkruan Alasa. Sipas tij nuk ka nevojë për ndërmjetësues mes dy vendeve.

“Nuk kemi nevojë për ndërmjetësues, askush nga ne nuk e njeh më mirë historinë tonë. Zgjidhja e problemeve varet nga ne, nga dialogu konstruktiv mbi dokumentet historike dhe burimet mbi të cilat do të punojë komisioni i përbashkët”, tha presidenti Radev.

Radev, i cili së bashku me presidentin Pendarovski po qëndron në Romë për të kremtuar Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, tha se ai ia kishte shprehur pozicionin e tij disa herë homologut të tij maqedonas.

“Komisioni do të merret me historinë, por gjëja më e rëndësishme është që ne, politikanët e nivelit të lartë të bëjmë hapat e nevojshëm. Këto hapa nuk kalojnë nëpër kryeqytetet e tjera evropiane dhe nga atje në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë presion mbi Bullgarinë. Hapi i duhur është i vetëm – në Sofje. Atëherë të gjitha problemet do të zgjidhen. Duhet të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakthyeshme” tha Radev.

LEXO EDHE:

Back to top button