Mickoski: Mesazh Zaevit dhe bullgarëve, nuk pranojmë marrëveshje që cënon identitetin maqedonas

Duhet të marrim datë qysh tani në qershor. Apeloj deri tek politikanët e Evropës që atë që e kanë premtuar, atë ta realizojnë, kështu përgjigj sot fillimisht  lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për bllokimin e procesit integrues të vendit, shkruan Alsat. Mickoski tha se VMRO-DPMNE-ja  nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Bullgarinë që do të kontestojë identitetin maqedona.

“E shfrytëzojë rastin për mesazh ndaj Zoran Zaevit dhe njerëzve rreth tij. Mos të luajnë me identitetin e popullit maqedonas dhe identitetin e nacionalitetit maqedonas. Mos të pranojnë marrëveshje ku do të nënshkruajnë qoftë një fjali që do të jetë е njëanshme, e paqartë, e që do të rrezikojë identitetin maqedonas. Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së nukdo ta respektojë këtë marrëveshje, ky është mesazh edhe për autoritetet bullgare.   Nuk kemi ndërmend të japim edhe më tej koncesione kombëtare, mjaft poshtërim ka duruar ky popull”, tha mes tjerash Mickoski.

LEXO EDHE:

Back to top button