Radev: Pendarovski të bazohet në të vërtetën historike

Radev: Pendarovski të bazohet në të vërtetën historike

Gazetar: Lluka Andreev

Sipas presidentit bullgar, Rumen Radev, interesimi i Pendarovskit për historinë është për t’u lavdëruar, por ai duhet të bazohej në të vërtetën historike. Ky reagim vjen pasi kreu i shtetit në ditën e Holokaustit kërkoi që Sofja të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve të Maqedonisë në vitin 1953. Falje nuk kishte. Në vend të kësaj, Radev tha se politikanët në vend u detyrohen qytetarëve të tyre të vërtetën për historinë.

“Ajo histori është e mbështjellë me manipulime dhe falsifikime. Ata u detyrohen atyre për të vërtetën e çështjes së hebrenjve, të vërtetën për persekutimin dhe shtypjen e bullgarëve maqedonas gjatë një periudhe prej disa dekadash…”, tha Rumen Radev – President i Bullgarisë.

Paraprakisht Ministria e Jashtme e Bulgarisë tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Shkup po e përdorin temën e Holokaustit, siç thanë ata, për “propagandë dhe qëllime keqdashëse politike”. Sipas, MPJ-së bullgare, Parlamenti bullgar në vitin 2013 i dënoi aktet naziste dhe shprehu keqardhjen që administrata e atëhershme lokale bullgare nuk arriti të ndalojë deportimin.

“Akuzat kundër Bullgarisë nga autoritetet aktuale në Shkup janë pjesë e sjelljes së tyre të përgjithshme që synon ta portretizojë vendin dhe popullin tonë si “fashist”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Pendarovski tha të dielën se “për të pasur pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në kohën e deportimit”. Të nesërmen nga zyra e tij theksuan se nuk do të bëjnë deklarata shtesë për këtë temë. Por nga aty megjithatë shtuan se në përkujtimin e Ditës së Holokaustit, të gjithë përfaqësuesit e pranishëm të komunitetit hebre konfirmuan pretendimet e tij. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button