Rafel Nadall, vë në dyshim pjesëmarrjen në Melburn

Rafael Nadal ka vendosur të mos luajë dy ndeshjet e tij në turneun e “ATP Cup”, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në Grand Slamin e “Australian Open”, që nis më 8 shkurt në Melburn. Pasi hoqi dorë nga ndeshja ndaj australianit Aleks De Minaur, spanjolli vendosi të mos luajë edhe ndaj grekut Stefanos Cicipas në turneun e “ATP Cup”.

 

“Nuk jam ende në formë dhe në gjendje për të luajtur ashtu si duhet këto ndeshje”, ka thënë për mediat Rafael Nadal.

Sipas mediave spanjolle, tenisti ka dhimbje në shpinë që e shqetësojnë, duke bërë që ky vit të mos nis ashtu si duhet për të. Në turneun e “ATP Cup” për Spanjën po luajnë Pablo Karreno Busta dhe Roberto Bautista, ndërsa Nadali ka qëndruar në stol.

LEXO EDHE:

Back to top button