Rahmani dhe dy yjet të tjera të Napolit, mungojnë ndaj Juventusit

Napoli është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ku pas dy ndeshjeve çerekfinale me Milanin pësoi 2-1. Lideri aktual i Serie A pas humbjes në sfidën e parë, në të dytën nuk arriti më shumë se një barazim 1-1.

Por përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, Napoli ka mbetur pa tre futbollistë titullar të cilët u detyruan të largohen nga loja. Dy të parët që u lënduan ishin mbrojtësi portugez Mario Rui dhe sulmuesi italian Matteo Politano. Që të dy u zëvendësuan në minutën e 34-të të pjesës së parë. E 15 minuta para fundit të ndeshjes lëndim pësoi edhe qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Koha e rikuperimit për tre futbollistët ende nuk dihet, por sipas mediave italiane, e sigurt është që Luciano Spalletti duhet që të planifikojë ndeshjen e radhës ndaj Juventusit pa shërbimet e tyre Napoli tani fokusin do ta ketë të gjithin në Serie A, ku është lider dhe i nevojiten 10 pikë për tu shpallur kampion i Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button