Raiola dërgon dy yjet e Milanit drejt Juventusit

Juventusi do të shfrytëzojë mosmarëveshjen në mes Milanit dhe Donarumes e Çalhanogllut, që ti përfitojë në afatin kalimtar veror. Në çështjen e portierit, gjërat janë më ndryshe ngase ka disa oferta në tavolinë edhe pse situatë është ndryshe me mesfushorin turk, që thuhet se ka dhënë ‘dritën e gjelbër’ për kalimin në Torino.

Kjo shihet si lëvizje e duhur nga “Bianconerët” që do transferojnë dy yje botërore, si agjent të lirë nga rivali direkt në Seria A. Çalhanoglu shihet si i zgjedhuri nëse Rabiot do largohet dhe dështon rikthimi i Miralem Pjaniçit.

Nga ana tjetër, Milan ende është duke shpresuar që të rinovojë kontratën e turkut, por duke marrë parasysh se agjenti i tij është Mino Raiola, gjërat janë komplikuar, njësoi si në situatën e Donarumas.

LEXO EDHE:

Back to top button