Shkëndija e Shkupi si bartës, mësojnë kundërshtarët në Evropë

Pasi që përfunduan kampionatet e futbollit në Izrael dhe Luksemburg, janë mësuar ekipet pjesëmarrëse në vazot e Ligës së Kampionëve, Ligës Evropa dhe Konferencës së Ligës Evropa, në të cilat Maqedonia do të ketë 4 skuadra garuese.

Shkëndija si kampion do të luajë në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve dhe do të jetë në rolin e bartësit. Kundërshtarët e mundshëm janë: Riga (Letoni), Helsinki (Finlandë), Linfilld (Irlanda Verore), Flora Esh (Luksemburg), Shahtjor Soligorsk (Bjellorusi), Neftçi Baku (Azarbejxhan), Makabi Haifa (Izrael), Shamrok (Irlandë), Kohans (Uells), Valur (Islandë), Bodo (Norvegji), Mura (Slloveni), Teuta (Shqipëri), Borac (BeH) dhe Hamrun (Maltë).

Nëse kalon raundin e parë, Shkëndija do të jetë në mesin e skuadrave jo bartëse dhe në këtë fazë mund të përballet me skuadra më të forta, pasi që UEFA ka ndryshuar formatin e garimit.

Tre skuadrat e tjera, FC Shkupi, Struga Trim Lum dhe Sileksi, do të luajnë në Konferencën e Ligës Europa dhe vetëm Shkupi do të jetë në rolin e bartësit, për shkak të paraqitjeve në vitet e fundit në garat evropiane.

Pasi që bëhet për garë më të “vogël”, kundërshtarët e skuadrave nga Maqedonia mund të vijnë nga: Islanda, Gjibraltari, Armenia, Letonia, Finlanda, Irlanda, Gjeorgjia, Andorra, Kosova…

Hedhja e shortit për fazën e parë në Ligën e Kampionëve, Ligën Evropa dhe atë të Konferencës, do të zhvillohet më 15 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button