Raketa SN10 shpërthen pas uljes, SpaceX e “quan” sukses

Prototipi i raketës Starship të SpaceX-it me numrin serik 10 (SN10) shpërtheu dje tetë minuta pas aterimit të suksesshëm në platonë e lançimit në shtetin e Teksasit të SHBA-së, transmeton Anadolu. Prototipi i raketës fluturoi më shumë se 10 kilometra mbi Teksas dhe ateroi mbi gjashtë minuta pas lançimit.

Kjo është hera e tretë e testimit të një fluturimi të tillë. Paraardhësit e prototipit, SN8 dhe SN9, të cilët fluturuan më 9 dhjetor 2020, përkatësisht 2 shkurt të këtij viti, shpërthyen pas uljes.

“Hera e tretë është një sharm, siç thotë fjala e urtë. Një ulje e bukur e butë në platonë e uljes”, tha John Insprucker, inxhinieri kryesor i integrimit i SpaceX, gjatë ngjarjes së transmetuar drejtpërdrejt.

Supozohet se një rrjedhje e karburantit të jetë arsyeja e shpërthimit të raketës SN10.

Anija kozmike Starship e SpaceX ka për qëllim të veprojë si një sistem transporti i ripërdorshëm i krijuar për të transportuar ekuipazhin dhe ngarkesën në orbitën e Tokës, Hënës, Marsit dhe më gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button