Kisha kërkon tërheqjen e këngës “sataniste” nga Evrovizion: Adhuron djallin

Kisha ortidoske e Qipros e shqetësuar ka bërë thirrje për tërheqjen e këngës zyrtare përfaqësuese të vendit në Evrovizion, duke thënë se promovon adhurimin e djallit dhe vlera anti-shoqërore.

- Advertisment -

Këngëtarja greke Elena Tsagrinou do të prezantojë vendin me kompozimin e stilit “dance-y pop” me titull “El Diablo” (Djalli).

Sipas faqes së internetit të Evrovizion, teksti i këngës ka të bëjë me “rënien në dashuri me dikë, të keq po aq sa El Diablo.”

Sinoda e Shenjtë e Kishës Ortodokse të Qipros dha një deklaratë të ashpër ndaj krijimit të kontestuar, duke thënë se ndjen “zhgënjim të thellë” ndaj televizionin kombëtar të Qipros për zgjedhjen e tyre të këngës”.

“Kjo këngë nxit talljen globale duke pranuar dorëzimin tonë te djalli dhe duke promovuar adhurimin e tij, në një nënshtrim fatalist të njerëzimit ndaj fuqisë së djallit”– thuhej në deklaratën e klerikëve

Ndërsa këngëtarja 17-vjeçare Tsagrinou tha për CNN: El Diablo është një këngë alegorike për një vajzë që del nga një marrëdhënie e keqe.

Por duke refuzuar interpretimet metaforike, Kisha tha se lirikat e këngës janë “të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e shoqërisë qipriote”.

LEXO EDHE:

Back to top button