Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

Rama: Ballkani i hapur na dha shumë mundësi të reja

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cili po qëndron në Shkup bashkë me kabinetin e tij qeveritarë, gjatë fjalimit paralajmëroi samitin e radhës të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne takohemi në këtë mbledhje të dy qeverive, në aspektin e interesave tona për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së. Sot të dyja vendet tona kanë hapur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap shumë të madh përpara. Më 6 dhjetor në Tiranë do të mbahet samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimorë dhe ne do të jemi aty me të gjitha problemet dhe sfidat tona, të cilat janë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së”, deklaroi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë i cili gjatë fjalimit të tij, ,foli e dhe për Ballkanin e Hapur.

“Besoj që Ballkani i Hapur na ka dhënë shumë mundësi të reja për të parë përtej të djeshmes dhe për të kuptuar se si mund ta kapërcejmë të sotshme dhe për të projektuar të ardhmen, që të përfitojnë nga një hapësirë shumë të madhe se sa hapësira jonë e përvetshme gjeografike”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë  Edi Rama deklaroi sot se “është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke kërkuar së bashku nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar goditjes së madhe të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe inflacionit të luftës”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Shqipëri- Maqedoni e Veriut që po mbahet në Shkup, Rama theksoi se duhet të ndërtohet një plan i përbashkët që të krijojë mundësinë të shohim përtej kësaj faze të vështirë e të zymtë, por jo të pambarimtë.

LEXO EDHE:

Back to top button