Rama: Histeria në shkup, për të qarë

Gazetar: Luka Andreev

Pas reagimeve të shumta në Maqedoni kryeministrit shqiptar Edi Rama i vjen për të qeshur e për të qarë me histerinë e disave. Derisa opozita në vend kërkon dorëheqje nga Kovaçevski për shkak se Rama e prezantoi si kryeministër i “Bullgarisë Perëndimore”, kryeministri shqiptar thotë se ironizoi bllokadën e shëmtuar të Bullgarisë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duar shtrëngimeve me Kancelarin Scholc në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Por, VMRO-DPMNE akuzon se Kovaçevski e ka shkelur dinjitetin e vendit në skenën ndërkombëtare, me çka Maqedonia e Veriut është turpëruar para liderëve ballkanik dhe kancelarit gjerman.

“Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar, zotëri Kovaçevski? Nëse ndaj poshtërimit dhe nënçmimit publik të Republikës së Maqedonisë reagoni në mënyrë kaq të përulur, atëherë është e qartë se nuk keni kredibilitet dhe autoritet në marrëdhëniet ndërkombëtare për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat kombëtare dhe shtetërore të Maqedonisë”, deklaroi Vllado Misajllovski- nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM thekson se Hristijan Mickoski duhet të marrë përgjegjësi sepse “tjetër gjë ka thënë në vend dhe tjetër gjë jashtë”, duke kujtuar Rezolutën e fundit të Partisë Popullore Evropiane.

 

“VMRO-DPMNE duhet së pari të kërkojë dorëheqjen e Hristijan Mickoskit. Ishte ai që mori pjesë në kongresin e PPE në Roterdam, ku u miratua një rezolutë, në të cilën u futën qëndrimet bullgare. Është Hristijan Mickoski ai që duhet t’u kërkojë falje qytetarëve dhe të japë dorëheqje”, tha Bogdanka Kuzevska – zëdhënëse e LSDM-së

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE po tenton ta shtrembërojë një deklaratë ironike të Ramës, sarkazma e të cilit ishte e njohur për opinionin. Edi Rama ka bërë edhe më parë shaka të ngjashme me Kovaçevskin. Në Shqipëri, kur Kovaçevski udhëtoi me Zoran Zaevin vitin e kaluar, gjatë një sesioni fotografik, Rama Kovaçevskin e prezantoi si kryeministër të Malit të Zi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button