Rama: Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës antikorrupsion, ka deklaruar se fajin për korrupsionin në Shqipëri nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë politikanët.

Sipas tij, “koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve që ka garantuar pandëshkueshmërinë në sistem dhe që ndëshkimin e drejtësisë e kanë përdorur për hesape që nuk kanë pasur të bëjnë me hesapet e shtetit”.

“Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishte qenë korrupsioni spektakolar dhe nganjëherë vrastar i politikanëve”, tha Rama.

Rama theksoi se jo të gjithë janë njësoj në sistemin e drejtësisë dhe ndarjen e shapit nga sheqeri duhet ta bëjnë institucionet e reja të drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button