Rama: Kurtin e çmoj, por nuk e mirëkuptoj
Rama: Kurtin e çmoj, por nuk e mirëkuptoj
Kryeministri Edi Rama ka folur për Ballkanin e Hapur për të cilin ka thënë se ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe sipas kreut të qeverisë shqiptare e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ai shtoi se planifikon të bëjë takime me gjithë kryeministrat dhe presidentët në rajon për të folur mbi këtë proces dhe për t’iu kërkuar kohezion e bashkëpunim. Rama në një intervistë për Euronews tha se nuk arrin ta mirëkuptojë Albin Kurtin në situatën e krijuar në raport me ndërkombëtarët. Ai tha se plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si Don Kishot. Sipas tij Kurti, qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë. /Alsat.mk








