Rama: Marrëveshja e Ohrit, njohje “de facto” e Kosovës

Rama: Marrëveshja e Ohrit, njohje “de facto” e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbështet idenë se një Ballkan i bashkuar në ekonomi do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe paqes. Ai tha se sot shqiptarët në rajon janë në pozita shumë ta favorshme dhe për këtë bëri këtë koment:

“Është pjesë e një transformimi të tërë që po përjeton Ballkani. Shqiptarët janë në pozitën më të mirë që kanë qenë ndonjëherë. Marrëdhëniet në Ballkan s’kanë qenë ndonjëherë më mirë. Kemi një elefant në dhomë ne çdo marrëveshje me Serbët, për shkak të Kosovës. Dhe për këtë ne duhet ta mbajmë Serbinë në anën tonë, sepse mund të na kthejë në të shkuarën. Të sigurohemi që bashkimi në Ballkan kundër agresionit rus në Ukrainë të mos shpërbëhet, pasi nëse kjo ndodh mund të na kthejë shumë shpejt në kohët e shkuara”, tha Rama.

Sa i takon planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Rama u shpreh se është më i miri deri më sot, ku palët marrin atë që ju takon dhe është një njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se dokumenti në tryezë është më i miri ku të dyja palët mund të marrin atë që ju takon. Të dyja palët janë shumë pranë luftës dhe era e gjakut është ende e fortë deri në atë pikë sa nuk mund të hedhin hapat e fundme. Kjo është rruga e duhur dhe njohje “de facto” e të drejtës së Kosovës për të jetuar dhe vendosur më vete. Është njohje “de facto” e Serbisë ku me Kosovën duhet të ketë marrëdhënie normale. E vetmja pikë është a ato të zbatohen, por Ballkani është një vend me mjaft gracka. Por le të shohim”, tha Rama.

Këto komente, kryeministri shqiptar, i bëri gjatë një bashkëbisedimi në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Londër, ku ishte për një vizitë zyrtare/abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button