Rama: Marrëveshjet e firmosura sot, janë realitet i prekshëm nesër

Gjatë nismës së sotme “Ballkani i Hapur”, në Tiranë u nënshkruan 5 marrëveshje. Sipas kryeministrit shqiptar Edi Rama, bëhet fjale për marrëveshje të tregut të përbashkët.

“Janë marrëveshje të cilat as më shumë e as më pak, por marrëveshjeje të tregut të përbashkët, dhe të tregut të përbashkët rajonal i cili përdoret si alibi kundër Ballkanit të Hapur, por që në fakt mund të arrihet dhe jetësohet vetëm përmes Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është një nismë që çon përpara atë që është nënshkruar në Procesin e Berlinit. Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e Procesit të Berlinit”, tha Rama.

Ndërkohë kujtojmë se sot në Tiranë në kuadër të “Ballkani i Hapur”, u nënshkruan këto marrëveshje:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button