Rama: Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës

Rama: Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës ka thënë se e mbështet Kosovën qind për qind në kërkesat e saj për zbatim të vendimit për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftime dhe targa. Ndërsa kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka dhënë mbështetjen e Spanjës në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Ramës, zgjidhja qëndron vetëm tek dialogu duke shtuar Kosova nuk mund të bëhet pjese e NATO-s apo organizatave të tjera pa zgjidhur mosmarrëveshjet që ekzistojnë.

“Mbështes qind për qind Qeverinë e Kosovës dhe i mbështes qind për qind autoritetet në Kosovë që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Nuk kam asnjë dilemë për këtë, ashtu sikundër e përgëzoj kryeministrin e Kosovës, i përgëzoj autoritetet në Kosovë për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore jo për të ndryshuar marrëveshjen por për t’i dhënë kohë kohës dhe për të sqaruar nëse ka nevojë të sqarohet çfarëdo qoftë në mënyrë që kur marrëveshja të hyjë në fuqi të mos ketë probleme të kësaj natyre”, ka thënë ai.

Rama ka folur në një konferencë për media me kryeministrin spanjoll, ku ka thënë se situata të tilla si ajo në veri të Kosovës tregojnë që Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur.

“Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo është i gabuar, këto situata nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë dhe politika e afrimit e dialogut, e ndërtimit të paqes është e panevojshme është e gabuar, këto situata tregojnë pikërisht pse ne kemi nevojë për këtë, këto situata tregojnë pikërisht pse duhet Ballkani i Hapur, këto situata tregojnë pikërisht pse Kosova duhet të vijë të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur”, ka shtuar ai.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, ta kërkojë atë edhe nëse Serbia e refuzon.

“Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë, edhe sikur Serbia të mos dojë, Kosova duhet të kërkojë dialogun pa pushim, kjo është arsyeja që bashkëpunimi me aleatët strategjikë është domosdoshmëri dhe mbi të gjitha pa atë dialog dhe pa njohjen reciproke strategjiket e ardhmja nuk është aq e ndritur sa mund të ishte. E përmenda rasti ne NATO-s ju flisni për organizata të tjera por si do të ndodhi kjo nëse aleanca me perëndimin nuk është e konsoliduar qind për qind, çfarë do e bëjë Spanjën ose vendete tjera të ndryshojnë mendim, vetëm thellimi i dialogut dhe arritja e një zgjidhje me armiku ne deridjeshëm, me armiqtë bëhet paqja nuk bëhet me miqtë, me armiqtë bëhet sherri, paqja bëhet me armiqtë”, ka thënë Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button