Rama: Nëse BE është një Jugosllavi e madhe, atëherë kjo është një Jugosllavi e vogël

Nëse mundësojmë lëvizjen e lirë, GDP mund të rritet në 6,7% në rritje. Pse duhet ne t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme, duke ndenjur secili brenda hapësirës së vetë të vogël?, kështu sot në Forumin Ekonomik në Shkup kryeministri i Shqipërisë Edi Rama arsyetoi nismën për bashkëpunim rajonal.

“Kush që thotë se është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për ti dhënë hegjemoninë Serbisë, se Serbia do të na marrë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politik në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve. E treta, harron se po të nisemi kështu atëherë duhet të themi se  edhe BE-ja është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe, po kjo është Jugosllavi e vogël. Por në fakt jo, kjo është as më shumë as më pak, por krijimi i një hapësire që jeton me parimet dhe vlerat dhe mekanizmat e BE-së, ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për anëtarësim në BE”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Back to top button