Rama: Presidenti, edhe nga jashtë Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS tha se një nga gjërat që duhet të bëjë mazhoranca është që të zgjedhë në prill presidentin e ri, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës në prill të këtij viti. Duke ironizuar Metën, Rama tha se në 5 vitet e ardhshme në krye të shtetit duhet të vijë një njeri normal. Ai shtoi se do të gjendet mënyra edhe për tu marrë opinionin qytetarëve për këtë gjë. Rama tha se kandidatura mund të jetë edhe nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por pranoi se me krizën në PD, socialistët e kanë të vështirë të dialogojnë për këtë çështje. “Në një mënyrë a një tjetër duhet të gjejmë mënyrën për të gjetur një emër për figurën e presidentit apo presidentes së re të Republikës. Kemi përgjegjësinë e madhe qytetare, politike dhe kushtetuese që t’i japim shqiptarëve në krye të shtetit një njeri normal, në radhë të parë. Presidenti mund të gjendet këtu mes nesh, por mund të jetë edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Do iu lutesha të gjithëve të mendojmë në këtë sens dhe cilido që ka një ide sesi mund të organizohemi”, është shprehur Rama. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button