“Rama sekretar i NATO-s” – Shakaja që zuri vend në lajmet qendrore të mediave në rajon

“Rama sekretar i NATO-s” – Shakaja që zuri vend në lajmet qendrore të mediave në rajon

Përkthyesja shqiptare në Gjermani, Suzana Skenderi Starikov dje dha një ‘lajm’ super bombë në Twitter, duke thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama, do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Nuk vonoi shumë, dhe ky lajm mori dhenë në media online dhe jo vetëm. Madje ky lajm në Radio Televizionin Publik të Kosovës zuri vend edhe në lajmet qëndrore, ani pse, Starikov, tashmë kishte nisur ‘twitte-t’ tjera duke treguar se e gjithë kjo ishte një shaka për 1 prill, shkruan Alsat.

“Po bëja shaka, është një gënjeshtër e 1 prillit, asgjë tjetër. Më falni që ju zhgënjej! Por nuk kam pse të ndjej keqardhje. Është faji juaj, nëse publikoni pa ndonjë hulumtim, madje edhe duke marrë parasysh faktin se sot është dita e 1 prillit”, kishte shkruan Starikov.

Ajo edhe pas këtij shkrimi, vazhdoi të publikojë dhe të bëjë ‘tag’ mediat që kishin publikuar lajmin.

Lajmi përveç Kosovës dhe Shqipërisë, zuri vend edhe në ballinat e mediave serbe duke përfshi këtu edhe “Tanjug”.

E pikërisht kjo shaka tregon edhe ‘besueshmërinë’ e mediave në ditët e ‘click bite-ve’ që po jetojmë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button