Rama takon Donfried: SHBA, mbështetje të plotë “Ballkanit të Hapur”
Rama takon Donfried: SHBA, mbështetje të plotë “Ballkanit të Hapur”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama priti sot në një takim ndihmës-sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Rama informoi se në takim u diskutua gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin “Ballkanit të Hapur”.
“Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, tha ai./ATSH








