Ramadani: Barazim i barabartë me një humbje

Derbi dramatik i javës së katërt mes Prishtinës dhe Gjilanit është mbyllur pa fitues.

“Ky barazim është i barabartë me një humbje. E llogarisë si humbje. Avantazhi i një lojtari më tepër dhe eksperienca janë faktorët që nuk është dashur të ndodhë kjo. Nuk ia falim vetes, nuk ia falim askujt. Duhet të marrim përgjegjësi.

Ekipi është më ndryshe me rikthimin e Mankendës dhe Abazit. Sot kishim një fytyrë tjetër nga takimet e tjera. Tani me ditë ku është problemi, shumë lehtë mund ta zgjidhnim. Jemi duke hulumtuar.

Po të kishim egoizëm sot, do të merrnim pikë të plota. Kishim iniciativë, bëm presion edhe ndaj Ballkanit edhe sot. Na mungon qetësia dhe komponimi në fazën e sulmit,” tha pas ndeshjes, trajneri i skuadrës së Prishtinës, Zekirija Ramadani, për mikrofonin e “Art Sport”.

LEXO EDHE:

Back to top button