Ramadani, kampion i Evropës në hedhjen e gjyles

Muhamet Ramadani është shpall kampion i Evropës për grup-moshat U20, në Evropianin që është duke u zhvilluar në Tali të Estonisë.

Sportisti kosovar ka siguruar medaljen e artë në sportin e hedhjes së gjyles, ku rezultati më i mirë i tij ishte 19.92 metra në finale. Kundërshtarët e tij kishin rezultat më pak se Ramadani deri më shumë se gjysmë metri.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka uruar Ramadanin për suksesin e tij të madh, dhe të gjithë komunitetin e atletikës.

LEXO EDHE:

Back to top button