Sileksi eliminohet nga Petrokubi në minutën e 95-të

Fituesi i Kupës së Maqedonisë, në edicionin e fundit, skuadra e Sileksit, nuk arriti që të tejkalojë presionin e plotë të skuadrës molldave të Petrokub-it, pasi që të në minutën e 95-të, pranoi gol dhe u eliminua në raundin e parë të Ligës së Konferencave.

Mihael Platika, që lëshoi disa raste të mira në ndeshjen e parë në Shkup, gjeti rrugën deri te rrjeta e skuadrës nga Kratova për të evituar kohën shtesë.

 

Kështu Sileksi u bë skuadra e dytë nga Maqedonia, që eliminohet në fillim të garave në Ligën e Konferencave, pasi që më parë Struga Trim Lum u mund nga Liepaja e Letonisë me 1-4 (1-1 u mbyll ndeshja e parë).

LEXO EDHE:

Back to top button