Ramadani: Kemi problem t’i shlyejmë borxhet, janë në vlerë të 17 milionë eurove

Drejtori i MEPSO-së, Kushtrim Ramadani, ka thënë në “Magazina Ekonomike”, se e mirëpret rregulloren për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike, derisa ka treguar se cili është problemi kryesore i kompanisë që ai drejton.

Ramadani, ka thënë se problem e kanë t’i shlyejnë borxhet ndaj rrjetit evropian, ku tregoi se janë në vlerë të 17 milionë eurove, shkruan Alsat.

“E përshendes sjelljen e rregullores për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike dhe kjo jo për qëllim se kushedi se cka do të ndodhë, por na i lehtëson disa barriera administrative në transferin e mjetev për kompanitë. Cdo milionë euro është i mirëseardhur. Ne problemin kryesor e kemi të shlyejm borxhet ndaj rrjetit evropian, të cilat janë diku deri 85 giga ëat orë, që i bie 17 milionë euro”, ka theksuar Ramadani./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button